Paditet në Prokurori ish-Drejtori i Qytetit Studenti

 

Kontrolli i Lartë i Shtetit kallëzon në Prokurori ish drejtorin dhe ish nëndrejtorin e rezidencës studentore universitare nr. 1 në Tiranë.

KLSH ka ushtruar auditim në “rezidencën studentore universitare.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga auditimi rezultuan një sërë shkeljesh dhe parregullsish për sa i përket mungesës së dokumentacionit ligjor të kontratave të lidhura për objektet e dhëna me qira; mosllogaritjes dhe mosderdhjes së detyrimeve për objektet e dhëna me qira në buxhetin e shtetit; moskryerjes siç duhet të procedurave të prokurimit, si dhe shkaktimit të shpenzimeve të tepërta gjyqësore si pasojë e mosndjekjes së proceseve gjyqësore.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nga ana e KLSH-së është rekomanduar dhënia e masës disiplinore edhe ndaj 4 punonjësve të tjerë të administratës, duke kërkuar njëkohësisht edhe shpërblimin e dëmeve ekonomike të konstatuara në vlerën totale prej 20,790,000 lekë.

Dosja e auditimit të ushtruar në “Rezidencën Studentore Universitare nr.1” sha, Tiranë, u përzgjodh për t’iu nënshtruar procedurave standarde të kontrollit të cilësisë në të ftohtë (kontroll i cili zhvillohet nga Drejtoria Juridike në bashkëpunim me një grup audituesish me përvojë në KLSH) në përfundim të të cilit u konkludua që për shkeljet e mësipërme ekzistonin elementë të veprës penale.

Si rrjedhojë, për të gjitha shkeljet dhe parregullsitë e konstatuara dhe të trajtuara më hollësisht në raportin e auditimit, KLSH depozitoi në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor, Tiranë, kallëzimin penal ish-administrator i përgjithshëm i “Rezidenca, të cilët në mospërmbushje të detyrës së tyre funksionale dhe në shkelje të dispozitave të mësipërme ligjore, kanë konsumuar elementët e figurës së veprës penale të “shpërdorimit të detyrës” dhe “shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, parashikuar nga nenet 248 dhe 258 të Kodit Penal.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?