Paditet nga mbesa pasi ushtronte dhunë, arrestohet 55-vjeçari nga Tirana
Aktualitet E Martë, 3 Gusht 2021 07:17
Një 16 vjeçare nga Bathorja, ka kallëzuar dajën e saj pasi ky i fundit kishte ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj saj.
Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme, ndërsa është plotësuar kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen me inicialet D.L., ndaj dajës së saj, shtetasit me iniciale A.N., 55 vjeç.
Ndërkohë ditën e sotme, policia ka kryer edhe arrestimin e 55 vjeçarit dhe shoqërimin në polici.
KOHA JONË SONDAZH

