Paditi burrin se mbante tritol, ai në burg, gruaja në Gjermani për azil

Bashkëshorti kallëzon gruan e tij në polici, pasi kishte shkuar për të kërkuar azil në Gjermani bashkë me fëmijën e mitur. Denis Shimili, shtetas i dënuar më parë për mbajtje të armëve dhe lëndëve plasëse, denoncoi të shoqen në Komisariatin nr.3, ën Policinë e Tiranës.

Shimili u arrestua tre vite më parë nga Antiterrori në kryeqytet, pasi u denoncua nga gruaja e tij, Rudina Mata, sepse kishte në shtëpi mina me celularë.

Sipas tij, ajo është larguar më shumë se tre muaj më parë në drejtim të Gjermanisë, bashkë me fëmijën, me pretendimin se do të qëndronte disa ditë te disa të afërm të saj, por më vonë ka mësuar se e shoqja po qëndronte atje, pasi kishte aplikuar për azil.

Burimet e policisë thanë se mes Denis Shimilit, familjarëve të tij dhe 28-vjeçares Rudina Mata ka pasur vazhdimisht konflikte që pas datës 9 maj 2012, kur i shoqi u arrestua. Madje edhe në kohën kur ai ishte në qeli e shoqja kërcënohej nga familja e tij, për këtë pati kërkuar edhe urdhër mbrojtjeje.

Ajo e paditi të shoqin në Policinë e Tiranës, me pretendimin se ai po linte fëmijën pa bukë për të blerë bomba me celular. Denis Shimili, një besimtar i devotshëm i fesë islame, u arrestua pasi i mbante eksplozivët në derën e shtëpisë.

Bashkëshorti kallëzon gruan e tij në polici, pasi kishte shkuar për të kërkuar azil në Gjermani bashkë me fëmijën e mitur. Denis Shimili, shtetas i dënuar më parë për mbajtje të armëve dhe lëndëve plasëse, denoncoi të shoqen në Komisariatin nr. 3, në Policinë e Tiranës.

Shimili u arrestua tre vite më parë nga Anti-terrori në kryeqytet, pasi u denoncua nga gruaja e tij, Rudina Mata, sepse kishte në shtëpi mina me celularë.

SHKARKO APP