Paga deri në 1.3 milionë, zbardhen list pagesat e futbollistëve shqiptarë
Ministri i Ekonomisë dhe Financat, Arben Ahmetaj ka publikuar në seancën parlamentare list-pagesat e futbollistëve dhe trajnerëve të klubeve shqiptare.
Në përgjigje të Braçes në interpelancën e kërkuar për ligjshmërinë fiskale në FSHF, Ahmetaj renditi disa emra futbollistësh dhe trajnerësh që paguheshin nga 0 lek, 1 lek deri në 130 mijë lekë të reja.
”Klubet e futbollit kanë nevojë urgjente për formalizim. Kristi Vangjeli merr 100 mijë lek, ndërsa ekonomistja e klubit të tij merr 130 mijë lekë, pra merr më shumë. Bujar Lubani, një trajner i njohur merrte 36 mijë lekë në muaj, Magani nuk merrte pagë , punonte për pasion, Klodian Dervishi po ashtu zero lekë. Astrit Nallbani, paga bruto 1 lekë, nuk e ekzagjeroj, i kam marrë nga tatimet. Armando Cungu, 544 mijë lekë, Alban Hoxha 100 mijë lekë të reja. Ka futbollistë që paguhen me 22 mijë lekë të vjetra në muaj, imagjinoni çfarë spektakli jep në fushë një futbollist që nuk ka fuqi as të rrijë në këmbë”, u shpreh ministri Ahmetaj.
KOHA JONË SONDAZH

