Paga e administratës, ministrja Ibrahimaj shpjegon fazat: Do të ketë rritje nga 30-61%
Sot kryeministri Edi Rama bëri me dije rritjen e pagave për disa profesione, që do ta shohin këtë rritje që këtë muaj. Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, thotë se deri më 2024 pagat e administratës do të rriten mesatarisht nga 30-61 për qind.
Ajo theksoi se kjo do të bëhet me dy faza, ku faza e parë përfshin rritja e pagave pas miratimit të ligjit nga Parlamenti, ndërsa rritja e dytë do bëhet pas 1 korrikut të vitit 2024.
”Me miratimin e këtij ligji dhe miratimit të VKM, që do dalin pas miratimit të ligjit në Parlament, ne do të kemi rritje të konsiderueshme të pagave. Rritja e pagave do jetë e shtrirë në dy kohë. Rritja e parë do jetë në miratimin e ligjit dhe rritja e dytë do jetë në korrik të vitit 2024. Pagat e administratës publike do të rriten me një nivel mesatarisht, nga 30-61%”, tha ministrja.