Paga mesatare, në rritje gjatë vitit 2019
Sektori privat po udhëheq ritmin e rritjes së pagave, gjatë këtij viti. Në rritjen vjetore të pagës mesatare mujore ka ndikuar gjithashtu rritja e nivelit të pagës minimale në vend. Paga bazë minimale mujore për punonjësit, në shkallë vendi, u rrit nga 24,000 lekë në 26,000 lekë në tremujorin e parë 2019 (8.3% nominale vjetore; 6.8% reale vjetore).
Në sektorin privat, rritja vjetore e pagës mesatare mujore rezultoi 4.9% në terma nominalë dhe 3.3% në terma realë, ndërsa në sektorin shtetëror rritjet përkatëse ishin 2.8% dhe 1.2%. Sipas sektorëve paga mesatare mujore vijoi të shënojë rritjet më të larta në degët “Arte, argëtim e çlodhje dhe aktivitete të tjera shërbimi” e “Tregti, transport” dhe aktivitete prodhuese në “Industri”.
Sipas të dhënave të INSTAT-it, 28.7% e të punësuarve kontribuues marrin një pagë deri në nivelin e pagës minimale zyrtare. Trendi në rritje i pagave pritet të ketë ndikim dhe të reflektohet në kahun rritës së konsumit në ekonomi, në tremujorin e dytë të këtij viti.
KOHA JONË SONDAZH

