Pagat do të rriten, ministrja: Do përfitojnë 130 mijë punonjës. Përjashtohen deputetët dhe ministrat

Këtë të premte në Komisionin e Ligjeve, opozita dhe mazhoranca ranë dakord për rritjen e pagave për punonjësit e administratës publike dhe institucionet e tjera kushtetuse dhe të pavarura. Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj shpjegoi se do të përfitojnë 130 331 punonjës të administratës. Nga kjo rritje e pagave nuk do të preken deputetët dhe ministrat.

“Nga ligji përfitojnë 250 funksionarë politikë, që pagën e kanë të lidhur me atë të presidentin. Efekti financiar llogaritet 20 mln lekë. Paga e presidentit rritet në 425 000 lekë, nga 257 000 që është aktualisht.

Koeficientet që lidhen me kuvendin dhe qeverisë, ato janë përjashtuar pa ndryshuar nivelin aktual të pagave, për ta parë në një moment të dytë. Grupet e prekura indirektë administrata qendrore dhe vendore. Shtrihet në dy vite efekti. Kostoja totale e kësaj politike 39 mld lekë në 1 janar 2025. 1 mld lekë, efekti i zbatimit të vendimit të GJK për vitin 2023. Në total 130 330 punonjës”, tha Ibrahima

SHKARKO APP