Pagat e gjyqtarëve të Kushtetueses, Spaho-Nikollës: Lodhen shumë ata, po ju s’keni vota
Siç edhe pritej, në Kuvend pati debate sa i takon projektligjit për pagat e gjyqtarëve të Kushtetueses. Socialistët kërkuan shtyrjen me një javë të votimit të këtij projektligji, gjë që shkaktoi kundërshti tek opozitarët. Deputeti i PD-së, Edmond Spaho tha se PS-januk ka siguruar votat e mjaftueshme për ta kaluar si ligj.
”Para disa muajsh, kryeministri i futi brenda sistemit këta, tani po na i nxirrni prapë jashtë që të marrin dyfishin e pagës së Presidentit këta, dhe për më tepër me iniciativën e Gjykatës Kushtetuese.
Anëtarët e së cilës lodhen kaq shumë se gjykojnë një çështje një herë në 3 muaj, i drejtohen qeverisë sepse kanë garanci se qeveria ua realizon. Është hera e dytë që e shtyni, do ndryshojë ligji në substancë?
Prandaj ju duhet të jeni të ndershëm me qytetarët, t’u thoni ne e tërheqim se s’kemi vota, s’kishit radhën e kaluar, s’keni sot. Pavarësisht pazarit me Bravën, nuk ju shpëton kjo. Askush nuk do ju lavdërojë për këtë që po bëni”,-tha Spaho.