“Pagat e luftës”, qeveria refuzon 7.512 aplikime
Qeveria e ka quajtur si “paga e luftës” për të gjithë ata që janë prekur ekonomikisht nga pandemia e Covid-19. 9 mijë e 506 punonjës, të mbetur të papunë si pasojë e masave të ndërmarra kundër virusit dhe janë 1 mijë e 195 proces verifikimi edhe pse është miratuar paga.
Aktualisht është miratuar ndihma financiare për 6 mijë e 273 biznese dhe 10 mijë e 701 punonjës. Në Tiranë është miratuar ndihma financiare për 4.174 punonjës, për Korçën për 1.253 punonjës, Durrës 1037 punonjës dhe Lezha me numrin më të ulët me 206 punonjës.
Kanë aplikuar për “pagën e luftës” në vlerën e 26 mijë lekë në muaj, 61 mijë e 229 punonjës e të vetëpunësuar, ku me 2 prill përsëri është regjistruar numri më i lartë i aplikimeve me 21 mijë e 253 aplikime, ndërsa më 5 prill janë regjistruar 3 mijë e 877 aplikime.
KOHA JONË SONDAZH

