Pagat e luftës, Rama iu kujton gjobat bizneseve

Po shkon në 30 mijë numri i pagave 40 mijë lekë të derdhura në llogaritë e punonjësve që më herët nuk kishin marrë pagën e luftës, si pasojë e mosaplikimit nga ana e punëdhënësve.

Ky lajm është bërë i ditur nga kryeministri Edi Rama përmes një postimi në ‘Facebook’, ndërsa theksoi se janë edhe afro 20 mijë të tjerë që duhet të paguhen për pagat e luftës. Teksa i kujtoi gjobat biznesve, theksoi se Punonjësit e lënë pa mbështetje do marrin 400 mijë leke duke nisur nga e hena.

MESAZHI I RAMËS

? LAJM I MIRË: PO SHKON NË 30 MIJË NUMRI I PAGAVE 40 MIJË LEK TË DERDHURA NË LLOGARITË E PUNONJËSVE QË NUK E KISHIN MARRË MBËSHTETJEN FINANCIARE TË QEVERISË, SI PASOJË E MOSAPLIKIMIT NGA ANA E PUNËDHËNËSVE?
Faleminderit punëdhënësve që reaguan pozitivisht ndaj apelit tonë!
? SIPAS LLOGARIVE TË DREJTORISË SË PËRGJITHSHME TË TATIMEVE JANË EDHE AFRO 20 MIJË TË TJERË QË DUHET TË PAGUAJMË, PRANDAJ U KUJTOJ PUNËDHËNËSVE QË S’KANË APLIKUAR ENDE SE AFATI PËR TA SKADON TË PREMTEN, 5 QERSHOR, NË MESNATË

Kush nuk do të bëjë aplikimin për punonjësit e vet do të paguajë gjobë, ndërsa të gjithë punonjësit e lënë pa mbështetjen e punëdhënësit, NUK DO TË JENË VETËM! SEPSE NE DO T’U DERDHIM MENJËHERË 40 MIJË LEKËT NË LLOGARINË E TYRE NGA E HËNA E ARDHSHME❤️

SHKARKO APP