Pagat që rriten në 2023, mësuesit e mjekët mbi 5500 shtesë

Një pjesë e administratës do të marrë rroga më të larta vitin e ardhshëm. Sipas planfikimit, rritja 7% do të shkojë në spitale, shkolla, kopshte e çerdhe.

Pensionistët do të marrin një shtesë që do të llogaritet sipas shtrenjtimit të çmimeve. Mësuesit dhe mjekët do të përfitojnë rritje page deri në 5900 lekë vitin e ardhshëm, ndërsa infermierët dhe edukatoret në kopsht dhe çerdhe do të marrin çdo muaj 3500 lekë më shumë se sa sot.

Për pagën minimale e cila është rritur dy herë këtë vit, duke arritur në 34 mijë lekë, vendimarrja është në pikëpyetje, por rritja e saj do të jetë progresive për të arritur në 40 mijë lekë në vitin 2025.

Edhe pensionet do të rishikohen. Ato do të rriten po aq sa inflacioni, ndërmjet nivelit 3-6%. Kujtojmë se pensionistët këtë vit, kanë përfituar rritje 9.5% në përfitimet e tyre mujore.

SHKARKO APP