Pagjiatura/ Panariti: Pështymë shpifëse e hedhur pa kursim mbi Marsela Korçarin

Ish-ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti, ka hedhur poshtë akuzat e hedhura në media se teza e doktoraturës së Marsela Korçarit është një palgjiaturë.

Në reagimin e tij, Panariti thekson se teza e zonjës Korçari ka dhënë një kontribut të çmuar në fushën e veterinarisë.

Ja postimi i Panaritit:

Swiss Digital Desktop Reklama

Peshtyma shpifese e hedhur pa kursim mbi Dr. Marsela Korcarin nje zonje e nderuar, fisnike dhe kerkuese serioze për gjoja “plagjiature” , të tezes së disertacionit nuk e zbeh faktin se produkti i punes së saj kerkimore, sot është në sherbim të panderprere të prodhuesve të midhjeve dhe parandalon në mënyrë të efekteshme te shqiptarët helmimet nga to. Një pakujdesi në citimin e burimit të referimit të një materiali të integruar në pjesen teorike të punimit, nuk ju jep të drejtën zoterinj “inkuizitore” ta poshteroni ate publikisht duke e klasifikuar punimin si plagjiature ! Ky eshte një TURP…! I ftoj “inkuizitoret” dhe të gjitha mediat të shkojmë sebashku në laboratoret e analizave toksikologjike të Institutit të Veterinarise dhe të shohim se si zbatohen dhe vihen në veprim gjetjet dhe teknologjia e matjeve te biotoksinave të pershkruara në tezen e disertacionit të kësaj zonje të nderuar. Zonja Korçari, kontriboi me nje produkt konkret të prekshem dhe efektiv në ruajtjen e shendetit te shqiptareve. Tani mbetet qe inkuizitoret të na provojne se çfarë kontributi japin ata për ruajtjen e shendetit te njerezve tane.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?