Pajisja përgjuese e policisë e paligjshme edhe në Itali

Prokuroria e Tiranës është vënë në kërkim të pajisjes së përgjimit, që dyshohet se e disponon pa leje Policia e Shtetit. Burimet thonë se me nisjen e hetimeve për këtë fakt, prokuroria me ndihmën e shërbimit sekret ka zbuluar se kjo pajisje ka ardhur në Shqipëri rreth 6 muaj më parë. Ku një kompani italiane, ka kërkuar të demonstrojë pajisjen e shpikur prej tyre.

Mësohet se demonstrimi është bërë në prani të zyrtarëve të lartë të policisë në Akademinë e Rendit ku më pas mendohet se policia e shtetit e ka blerë, me argumentimin se do të përdoret për trajnimin e oficerëve.

Por, zyrtarisht nga policia thonë se pajisja është e Interforcës italiane në Shqipëri dhe po shfrytëzohet për trajnime.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë sipas prokurorisë, kjo pajisje dhe programet e saj të shpikura nga kompania italiane, nuk janë ligjëruar në shtetit fqinj.

Swiss Digital Mobile Reklama

Edhe pse janë siguruar këto të dhëna, prokuroria thotë se ende nuk është sekuestruar kjo pajisje që mendohet se ndodhet në ambientet e Akademisë së Rendit./abcnews/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?