Pajisjet mjekësore, “shpërthejnë” importuesit – Vargu: Projektligji s’ka asnjë pikë të re që mbron pacientët
Importuesit e materialeve dhe pajisjeve mjekësore kanë kritikuar ashpër ligjin e ri që po diskutohet në Kuvend, teksa shtuan se ndryshimet nuk sjellin asnjë përmirësimin në drejtim të garantimit të cilësisë dhe mbrojtjes së pacientit.
Gjatë seancës dëgjimore në Komisionin parlamentar të Shëndetësisë, grupet e interesit kërkuan hartimin e një liste me pajisjet që lejohen të futen në vend si dhe forcimin e kontrollit përmes specialistëve të fushës.
Deputetët pranuan se një pjesë e propozimeve ishin të drejta, ndërkohë që zëvendësministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli kërkoi që të paraqiten propozime konkrete, që mund të reflektohen në ligjin e ri. /Scan