Pak ditë pas arrestimit, 45-vjeçari var veten në burgun e Peqinit

Astrit Pukameka u arrestua pak ditë më parë në Kavajë, pas një sherri që degradoi në plagosje me thikë, pengmarrje dhe më pasai kërcënoi se do të digjte një karburant. E gjithë ngjarja ishte si një skenë filmi. Por sot 45-vjeçari ka varur veten në ambientet e paraburgimit të burgut të Peqinit. Ai ka ndërruar jetë në spitalin e Peqinit pasi i është dhënë ndihma e parë nga mjekët.

45-vjeçari pati një sherr me një kushërir të ish-bashkëshortes së tij, Bardhyl Petja të cilin e plagosi me thikë. Nën kërcënimin e thikës, 45-vjeçari ka hipur në një taksi ku i ka kërkuar drejtuesit të mjetit ta largojë sa më shpejt nga aty. Më pas ai i ka kërkuar ta ndalojë në një pikë karburanti në Kavajë dhe pasi ka ndaluar, ka plagosur me thikë taksistin Arjan Shau.

Më pas 45-vjeçari është futur në karburant ku ka grabitur xhiron ditore prej 120 mijë lekësh dhe më pas ka marrë një nga pompat e furnizimit me benzinë dhe ka kërcënuar se do i vinte flakën karburantit dhe vetes. Në këtë moment ka ndërhyrë në kohë policia, duke parandaluar dhe shmangur një ngjarje të rëndë kriminale me pasoja për jetën.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?