Robert Ndrenika dhe spoti i PS për hapjen e fushatës elektorale. Ben Manaj nga Londra: Pse u korite o Bert Ndrenika?!
Pse o Berti e prishe në fund emrin tënd të mirë?!
Nga Herion Mesi
Robert Ndrenika mbetet aktor i madh, nuk ia zhbën shkëlqimin e tij edhe shërbimi i fundit që po i bën Edi Ramës dhe sektit pushtues të Rilindjes me këtë spot fushate elektorale.
Por edhe artistët kanë bindjet e tyre, dhe normale, ndonëse në këtë rast nuk është bindja, por shërbimi!
E para në spotin e PS, natyrisht me regji të Edi Ramës, ka disakordanca kohore dhe logjike, sepse disa pamje në 3D janë në vizatimet e mendjes së Edi Ramës, pra nuk kanë ndodhur. Sekuencat e rrugëve janë pamje të rrugëve të paraardhjes në pushtet të Ramës si kryeministër, që aktori Ndrenika, i reciton sikur janë realizuar nga PS.
E dyta, çështja e Teatrit Kombëtar, me pamje prapë në 3D mbetet shigjeta në zemrën e artistëve shqiptarë. Pra nëse Ndrenika e pëlqen, nuk do të thotë se ajo kauzë ka mbaruar. Dosja ndodhet në Gjykatën Kushtetuese. Nga ky spot lëndohen qindra artistë nga kolegu i tyre, që me rrezatimin e tij personal si artist, mundohet të jap dritë nga errësira e Rilindjes.
E treta, Berti siç e thërrasin me dashamirësi thotë se “rrugëtimi (Rilindjes) është në gjysmën e udhës”, pra nëse nga viti 1998 Edi Rama ndodhet në politikë, na duhet të presim edhe 23 vite të tjera me Ramën dhe sektin rilindas. Dmth na del se edhe andej në Botën tjetër, kur do ikim dikur (natyrisht edhe Berti kur ta thotë Zoti) do të kemi Rilindjen duke ecur majë pushtetit!
E fundit, pavarësisht këtyre Robert Ndrenika mbetet ikonë. Por për dreq edhe ikonit nganjëherë mbahen në qilarët e krimit!
(shiko spotin e PS)

KOHA JONË SONDAZH

