Pak minuta pasi kaluan autobusët e linjës, shembet ura në Gramsh
Aktualitet E Premte, 25 Gusht 2023 19:13
Këtë të premte, një urë që lidh fshatin Kukur me qytetin e Gramshit është shembur, duke u bërë rrezik për banorët e zonës. Ura u shemb pak minuta pasi autobusët e linjave kaluan mbi të. Ura kishte një lartësi prej 5 metrash dhe me gjatësi 10 metra. Kujtojmë se para pak ditësh një stuhi shiu që vërshoi mbi këtë zonë dëmtoi pjesërisht këtë aks rrugor si dhe prodhimet bujqësore në këtë zonë.