Pak orë pas intubimit ndërron jetë 70-vjeçarja me Covid-19

Një 70-vjeçare me Covid-19 nga Elbasani ka ndërruar jetë në spitalin infektiv.

Burime bëjnë me dije se e moshuara ka ndërruar jetë pak orë pasi është intubuar.

Bashkë me të ishte infektuar edhe bashkëshorti i saj. Ky i fundit e ka fituar betejën me këtë sëmundje dhe ka dalë nga spitali  dhe ndodhet i karantinuar në banesë.

SHKARKO APP