Paketa Antishpifje, Rama: Ja çfarë do të përmbajë

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës para grupit të deputetëve të PS-së, u ndal te nisma e re që pritet që të dërgohet në Kuvend, tek Paketa Antishpifje. Ai tha se paketa nuk synon që të mbyllë rrugët e lirisë së shprehjes, por që secili ti dalë për Zot asaj që thotë.

”Shumë shpejt do i sjellim Kuvendit paketën anti shpifje, jo për të mbyllur rrugët e lirisë së shprehjes, por secili ti dalë për Zot asaj që thotë. Nuk kemi asnjë punë me Kodin Penal, asnjë lidhje me ndëshkime penale. Paketa anti shpifje do të jetë një paketë me standarde evropiane do të përshëndetet edhe nga institucionet ndërkombëtare, pa dyshim”,-tha Rama.

Nisma e Ramës është kundërshtuar nga opozita, e cila e cilëson si manovër për të larguar vëmendjen nga opinioni publik pas ngjarjeve të fundit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?