Paketë e dytë ndihmëse, kompensim për panelet dhe energjinë deri 800 kwh

Qeveria do të ketë një paketë të dytë mbështetëse për krizën energjetike dhe rritjen e kostove të jetesës. Kjo paketë do të prezantohet të mërkurën dhe kryefjala do të jetë mbështetja e sektorit energjetik dhe e shtresave në nevojë.

Qeveria do të shpallë paketa subvencionuese për iniciativat private të bizneseve dhe familjeve që duan të instalojnë impiante fotovoltaike. Do të prezantohet fasha 800kW/h deri në të cilin qeveria do kompensojë familjet dhe bizneset e vogla me çmimin 9.5 lekë. Mbi këtë fashë do të paguhet një çmim më i shtrenjtë.

Po ashtu qeveria do prezantojë urdhra administrativë për administratën publike për kursimin e energjisë. Kjo do të shërbejë edhe si një shembull për familjet shqiptare.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?