“Pakica e jevgjëve”, gjuha politike e zv/Kryeministres së re (VIDEO)

Kryeministri Rama ka shpallur sot kabinetin e tij, i cili ka lënë shije të mirë për formën dhe përmbajtjen. Shumica e emrave të rikonfirmuar nuk janë surprizë. Ndër emrat e rinj surprizë është zv/kryeministrja Senida Mesi, e cila do ketë detyrën e vështirë të zëvendësojë Niko Peleshin, që dukej i pazëvendësueshëm në krah të Ramës.

Por ai ka marrë një nga postet më të rëndësishme të kabinetit Rama, Bujqësinë, që do të jetë prioritet këtë katërvjeçar.

Zonja Mesi që e zëvendëson është 40 vjeç dhe ka përfunduar studimet për ekonomi. Ajo u zgjodh deputete e Shkodrës në zgjedhjet e 25 qershorit, ndërkohë në politikë është futur në vitin 2015. Videoja më poshtë, tregon se zonjës Mesi do i duhet edhe pak kohë të mësohet me gjuhën politikisht korrekte.

Swiss Digital Desktop Reklama

Videoja është marrë nga emisioni DritaremeRudinën në Vizion Plus, ku zonja Mesi fliste Live nga Shkodra ditën e zgjedhjeve./dritare.net

Swiss Digital Mobile Reklama

[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=0ddAZCo2mM0″ width=”560″ height=”315″]

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?