Pakoja e dyshimtë tek mjeti “Benz” rezultoi eksploziv

Pas ekspertizës së kryer nga forcat xheniere u zbulua se, pakoja e dyshimtë në mjetin tip “Benz” në zonën e “Xhamllikut” në Tiranë ishte me lëndë plasëse.

Sipas policisë së Tiranës, brenda pakos së mbështjellë me natriban gjendeshin rreth 400 gram eksploziv e llojit “C4”.

Mësohet se bomba u çaktivizua nga xhenierët e policisë kryeqytetase.

Pakoja ishte e vendosur poshtë sediljes së pasme të mjetit tip “Benz” me targa “AA 877 GZ”, mjet i cili ishte parkuar pranë shkollës 9-vjeçare “Niket Dardani”.

Sinjalizimin në polici e dha pronari i mjetit Shefqet Rrapi, pasi konstatoi se xhami i prapmë i mjetit ishte thyer.

Ai është marrë në pyetje nga policia, e cila po vijon hetimnet për zbulimin e autorëve.

SHKARKO APP