Pakot me pjesë armësh në Rinas, policia kryen arrestimin e parë

Pas zbulimit të 3 pakove postare, brenda të cilave kishte armësh luftarake, të cilat do kalonin tranzit përmes kompanisë postare jashtë vendit, autoritetet shqiptare vijojnë operacionin.

Policia njofton se është në pranga një person në lidhje me ngjarjen. Mësohet se policia shqiptare po vijon në operacion të përbashkët në bashkëpunim me autoritetet angleze. Raportohet se dy shtetet po hetojnë lidhur me zbardhjen e ngjarjes si dhe identifikimin dhe kapen e autorit.

Ndërkohë, për nga specifika e ngjarjes, policia nuk jep të dhëna të tjera rreth këtij operacioni.

Swiss Digital Desktop Reklama

Njoftimi i djeshem i policisë:

Swiss Digital Mobile Reklama

Ne kuader te masave te shtuara antiterror, si ne mbare shtetet europiane edhe Policia e Shtetit dhe organet ligjzbatuese vijojnë zbatimin e një plani te detajuar masash. Keshtu në datë 24.08.2017, ora 15:40, në PKK Rinas, nga punonjësit e kompanisë “ICTS”, gjatë skanimit të tre pakove të kompanisë postare “DHL”, tranzit kane konstatuar pjesë armësh luftarake.

Vazhdojnë hetimet për zbardhjen e kësaj vepre penale si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Nenet 22 e 278/a të K.P.

/BW

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?