Pakti me Greqinë, Tsipras: Kemi përparuar në një pikë të rëndësishme

Kryeministri i Greqisë, Aleksis Tsipras ka folur për negociatat që po zhvillohen me Shqipërinë për përcaktimin e kufijve detarë.

Gazeta greke”Protothema”, shkruan Tsipras ka pranuar se negociatat kanë përparuar në një pikë të rëndësishme, megjithatë, ato nuk kanë përfunduar.

“Dy çështjet e mbetura, përveç Zonës Ekonomike Ekskluzive, janë çështja e gjendjes së luftës dhe kufijve që ne jemi shumë afër gjetjes së një zgjidhjeje. Çështje të cilat, megjithëse kemi përparuar në një pikë jashtëzakonisht të rëndësishme, nuk mund të themi se janë përfunduar”, ka thënë kryeministri grek.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mediat greke kanë kërkuar shpjegime edhe për deklaratën e komisionarit për Zgjerim, Johannes Hahn, e cila është interpretuar si deklaratë për ndryshim kufijsh midis dy shteteve, por Tsipras nuk ka dhënë një përgjigje.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?