”Pakti për Universitetin”, Manastirliu: Studentët e mjekësisë do të trajnohen jashtë vendit

14 studentë do të trajnohen për 7 ditë nga ekspertët më të mirë të mjekësisë në Frankufrt të Gjermanisë. Me mbështetjen e Ministrisë së Shëndetësisë dhe “Global Fund” me Universitetin e Mjekësisë, 14 studentët do të shkojnë në Frankfurt të Gjermanisë. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastariliu takoi studentët e përzgjedhur për trajnimin, duke theksuar se edukimi në vazhdim është një nga angazhimet e qeverisë shqiptare. ”Jam shumë e kënaqur që po çojmë përpara ”Paktin për Universitetin” me projekte konkrete në dobi të studentëve. Realizojmë sot një prej angazhimeve më të rëndësishme që kemi marrë për edukimin në vazhdim të studentëve të Mjekësisë, me dërgimin për vizitë studimore të grupit të studentëve të ekselencës në Gjermani”.

Takimi u zhvillua nga Universiteti i Mjekësisë dhe morën pjesë drejtues të Universitetit e mjekë të fushës. Manastirliu theksoni se në kuadër të Paktit të Universitetit, shumë shpejt forcohet njësia kërkimore e Universitetit të Mjekësisë me kompjutera të fundit të teknologjisë. ”Universiteti i Mjekësisë vijon të përthithë studentët më të mirë, si garanci që sistemit shëndetësor publik nuk do t’i mungojnë mjekët dhe specialistët e aftë”.

Kurse në facebook, teksa ndau foto nga ky takim, ministrja tha se: ”Shumë e kënaqur që po çojmë përpara ”Paktin për Universitetin” me projekte konkrete në dobi të studentëve. Realizojmë sot një prej angazhimeve më të rëndësishme që kemi marrë për edukimin në vazhdim të studentëve të Mjekësisë. Grupi i ekselencës i përbërë nga 14 studentë të degëve të ndryshme të UMT, nisin të hënën në Frankfurt të Gjermanisë trajnimin e specializuar për sëmundjet infektive. Bashkë me dekanin e Fakultetit të Mjekësisë, prof. Xheladin Draçinin dhe ekipin e UMT forcojmë lidhjen organike mes Ministrisë së Shëndetësisë dhe Universitetit të Mjekësisë. Së shpejti, lajme të mira për edukimin në vazhdim të studentëve të Mjekësisë”.

Njërës prej 14 studentëve, shteti gjerman i ka ofruar bursë dhe mundësi punësimi. Edhe pse Aurela e do shumë Shqipërinë, përsëri oferta është tepër joshëse. ”Shqipëria më pëlqen që të jap kontributin tim, por duke parë kohët e fundit thirrjen për aplikime për studentët ekselent vendet e punës në administrat nëse i shikon nga pikëzimi, pikët më të larta i merr një student që ka kryer një universitet jashtë shtetit. Po të shikosh rënditjen në maturën shtetërore unë kam qenë tek 5 maturantët më të mirë, dhe të nënvlerësohesh sepse nuk ke pasur mundësi të studiosh jashtë shtetit është krim. Kështu që sapo të kem një mundësi për jashtë shtetit do ta shoh”.

SHKARKO APP