Pakti PS-PD për Kodin Zgjedhor, Felaj i përgjigjet kritikëve: Pse keni frikë? Apo se nuk do jeni tek lista e mbyllur

Deputetja e PS-së, Ermonela Felaj gjatë fjalës së saj në Kuvend për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, ngriti pyetjen pse kritikët kanë frikë me këtë listë, apo se s’do jenë në listën e mbyllur.

”Kur dëgjoj kolegët që thonë duam sistem maxhoritar, s’duam sistem mazhoritar, duam lista 100% të hapura. Ky është populizëm, e provuam këtë gjë dhe zgjedhjet e fundit e kanë ndikuar jashtëzakonisht shumë cilësinë e deputetëve.

Cilësia e atyre që vijnë në Kuvend e detekton politikën. Ka qenë një qasje e duhur që të rishikonin listën si do propozohet lista e kandidatëve për deputetë. Më duket ironike që ata që rrahin gjoksin sot për sistemin maxhoritar, kujt ja kanë frikën me këtë që propozohet, që s’janë dot te lista e mbyllur.

Swiss Digital Desktop Reklama

Partitë politike qenkan institucione kaq pak të rëndësishme? I kemi në kushtetutë, sikundër flitet për partitë politike në çdo kushtetutë të çdo vendi europian. Kandidatët e pavarur do i nënshtrohen pragut elektoral. Kjo është emirë për ata që kanë qëndrime të ndryshme me partinë”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?