Pakti PS-Rithemelimi, Qori: Palëve u intereson duopoli Rama-Berisha! Saliu: Nxorën në qoshe Bashën

Aktivisti i Lëvizjes ”Bashkë” Arlind Qori, thotë se palëve politike u interson që të mos thyhet duopoli Berisha-Rama. Ai thotë edhe se janë për një sistem proporcional kombëtar

”Njëri firmos, tjetri vulos, dhe për të gjitha problemet më të mëdha palët heshtin. Unë besoj se interesat e të gjitha palëve janë që mos të thyhet duopoli Berisha-Rama. Çfarë do që të bien dakord ata nevoja dhe dëshira për ndryshim që është aq e madhe saqë këta lojëra nuk do të jenë aq të suksesshme sa ata pretendojnë. Duken keq edhe kur zihen edhe kur janë në normalitet. Nuk kursejmë askënd që mban përgjegjësi për mënyrën se si është qeverisur Shqipëria. Ne jemi për një sistem proporcional kombëtar”,-Qori.

Nga ana tjetër analisti, Gëzim Saliu tha se opozita nuk ka fituar asgjë nga kaosi që ka krijuar. Për të Rithemelimi u njoh si opozitë nga mazhoranca.

”Opozita nuk ka fituar asgjë nga kaosi që krijoi. U njohën si opozita nga mazhoranca. Rithemelimi nxori nga ajo qoshja mori ca drita prozhetorësh duke zbritur nga froni Lulzim Bashën. Rithemelimi u njoh si opozitë ishte si në qoshe. Shumë shpejt SPAK mund ta çojë drejt burgut Beqjan dhe nuk mendoj se do të nxjerrin diçka nga Komisioni i Shëndetësisë. I ka dhënë dy komisione që as nuk i prishin punë dhe as nuk i krijojnë ndonjë problematikë për Ramën. Mendoj se është shumë pak për Rithemelimin”,-tha Saliu.

SHKARKO APP