Pakti Rama-Berisha? Analisti Spahiu: PD nuk proteston më para Kryeministrisë, por veç përballë Bashkisë

Juristi Kreshnik Spahiu, teksa komenton zhvillimet politike në vend, thotë se opozita dhe Sali Berisha që pas paktit me kryeministrin Edi Rama nuk protestojnë më para Kryeministrisë, por para bashkisë së Tiranës. Nga ana tjetër, ai e quan të shëmtuar incidentin e protestuesve me mundësit çeçenë që në ato momente po bënin foto para bashkisë dhe u detyruan të largohen prej protestuesve.

”Kam një qasje ndryshe. Këto janë protesta që tregojnë dështimin dhe keqorientimin e kauzës së opozitës. Pas paktit me Ramën, Berisha është tërhequr nga protesta para qeverisë dhe ka devijuar duke protesta para bashkisë, heqja dorë nga protesta para qeverisë është një pakt dhe pazar që lideri i opozitës ka me Ramën. Ti mban pushtetin unë flamurin e opozitës.

Goditja me nota raciste kundër mundësve çeçene të natyralizuar si shqiptarë është shumë e shëmtuar dhe nuk i takon disa përfaqësuesve politikë. Franca me francezë 100% autoktonë ka marrë vetëm medalje alumini. Franca me futbollistë me origjinë afrikane është shpallur kampionë bote. Shqipëria do të jetë pjesë e BE por nuk mund të jesh pjesë nëse nuk sillesh si europian. Fitorja dhe medaljet olimpike të shtetasve shqiptare me origjinë të huaj është shenjë që duhet të hapemi në çdo fushë”, theksoi Spahiu për ”Report TV”.

SHKARKO APP