Pala greke: “Jemi shumë afër zgjidhjes me Shqipërinë”

Athina zyrtare vazhdon t ‘i konsiderojë si prioritare negociatat me Shqipërinë. Një rezultat pozitiv i tyre do t’i shërbente Athinës si dëshmi e frymës së re që synon të sjellë në politikën e jashtme greke dhe në marrëdhëniet e Greqisë me fqinjët e vet.

Kjo rezulton edhe nga deklarata e fundit e zëvendësministrit të Jashtëm, Jorgos Katrougalos, se “jemi shumë afër zgjidhjes së të gjitha çështjeve me Shqipërinë”.

Numri dy i diplomacise greke e bëri këtë deklaratë në Forumin e Delfit, një veprimtari ku personalitete nga e gjithe bota shkëmbejnë mendime për çështje të mprehta të politikës dhe ekonomisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Zëvendësministri i Jashtëm grek iu referua negociatave me Shqipërinë, kur po shpjegonte strategjinë e Athinës për të luajtur një rol të rëndësishëm në rajon e posaçërisht në Ballkanin Perendimor, ku siç tha, Athina ka me të gjitha këto vende marrëveshje dypalëshe bashkëpunimi.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?