Abbas: Palestinezët nuk e pranojnë më si ndërmjetës SHBA

Presidenti palestinez kërkon që OKB të marrë përgjegjësinë për procesin e paqes pas njohjes së Jeruzalemit si kryeqytet i Izraelit nga Trump. Presidenti palestinez, Mahmoud Abbas, ka deklaruar zyrtarisht që palestinezët nuk do e pranojnë më SHBA si ndërmjetës në procesin e paqes në Lindjen e Mesme pas njohjes së Donald Trump të Jeruzalemit si kryeqytet të Izraelit.

Abbas e quajti lëvizjen e Trump si një “krim” që kërcënon paqen botërore. Ai kërkoi që OKB të marrë përgjëgjsinë për procesin e paqes, pasi Washingtoni nuk është më “i aftë” për detyrën. Abbas e bëri deklaratën gjatë mbledhjes së Organizatës së Bashkpunimit Islamik në Stamboll, ku anëtarët u thirrën për të njohur shtetin palestinez në mes të deklaratave të forta nga SHBA dhe Izraeli.

“Jeruzalemi është dhe gjithmonë do të jetë kryeqyteti i shtetit palestinez,”- Abbas u drejtua delegatëve. “Ne nuk do të pranojmë asnjë rol të Shteve të Bashkuara në procesin politik nga tani e tutje, sepse është komplet i njëanshëm ndaj Izraelit.” Gjithashtu, morën pjesë mbreti Abdullah i Jorandisë, presidenti libanez Michel Aoun, emirët e Katarit dhe Kuvajtit dhe presidenti Iranian Hassan Rouhani, i cili i bëri thirrje të gjithave kombëve myslimane të bashkohen për të mbrojtur të drejtat e palestinezëve.

Samiti u hap nga presidenti turk, Recep Tayyip Edorgan, i cili e konsideron veten si përkrahës i çështjes palestineze. Ai shpreson të bashkojë udhëheqësit myslimanë pas deklaratës së tij përfundimtare. Erdogan bëri thirrje për përshpejtimin e njohjes së Palestinës nga institucionet ndërkombëtare, duke denoncuar lëvizjen e SHBA si një “vijë të kuqe” të paligjshme dhe provokuese për myslimanët dhe duke e përshkruar Izraelin si një shtet zaptues dhe “terrorist”.

Arabia Saudite dhe Egjipti u përfaqësuan në një nivel relativisht të ulët, një shenjë e mospërputhjes midis vendeve myslimane dhe e tensioneve më të gjera në rajon. Në komente drejtuar Arabisë Saudite, Rouhani tha që e vetmja arsye e guximit të Trump për të njohur Jeruzalemin si kryeqytetin e Izraelit është  sepse disa në rajon po përpiqen të krijojnë lidhje me Izraelin.

Pjesa më e madhe e gjuhës së përdorur gjatë këtij takimi ishte thuajse një përsëritje e asaj çfarë u tha gjatë një takimi të jashtëzakonshëm të Ligës Arabe në Kajro gjatë fundjavës, ku ministrat e jashtëm arabë kërkuan që SHBA të shfuqizoj vendimin e Trump. Megjithatë, analistët ngritën dyshime nëse udhëheqja e Turqisë mund të bashkoi komunitetin e ndarë politik të myslimanëve, i cili është i ndarë përgjatë vijave Sunite dhe Shiite.

Megjithë deklaratat e forta, takimi nuk ka përmbushur shpresat e palestinezëve për një shfaqje bashkësie. Tensionet rajonale mund të nxiten më tej nga një vizitë javën tjetër nga zëvendëspresidenti i SHBA, Mike Pence, plani i të cilit do të fokusohej mbi përvojat e krishterëve në Lindjen e Mesme. Për tu parë nëse fokusi do të ndryshojë.

Abbas ka deklaruar se nuk do ta takojë Pence në shenjë proteste dhe liderat e krishterë palestinezë janë gjithashtu nën presion për të bojkotuar vizitën e tij. Njoftimi i Trump javën e kaluar nxiti një shfaqje zemërimi në botën myslimane dhe arabe, ku dhjetëra mijëra dolën në rrugë për të denoncuar Izraelin dhe për të treguar solidaritet me palestinezët.

Sulme drejtuar Izraelit nga territoret e rrethuara bregdetare palestineze të Gazës që filluan pas njoftimit të Trump vazhduan edhe ditën e mërkurë. Forca ajrore izraelite, e cila ka vrarë 4 palestinez në sulmet e fundit në Gaza, u kundërpërgjigj duke plagosur disa palestinez. (Marrë nga Gardian dhe përkthyer nga “Koha Jone)

https://www.theguardian.com/world/2017/dec/13/recep-tayyip-erdogan-unite-muslim-world-trump-east-jerusalem

SHKARKO APP