Pallati “i vdekjes” në Durrës, u nxorën 7 trupa të pajetë (Video)

Ekipet e kërkim-shpëtimit kanë ndërprerë operacionin në pallatin 6-katësh, në lagjen numër 18 të Durrësit.

Raportohet se nga rrënojat e këtij pallati të shembur plotësisht janë nxjerrë 7 trupa të pajetë.

Ndërkohë, operacionet e kërkimit janë ndërprerë, pasi mendohet se nuk ka më njerëz nën rrënoja. Kujtojmë, që Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar për ndërprerjen e operacionit edhe në Thumanë, pasi nuk ka informacione për persona të tjerë nën rrënoja.

Pallati “i vdekjes” në Durrës, nxirren 7 trupa të pajetë, ndërpritet operacioni i kërkimit

SHKARKO APP