Pallati në Bulqizë dëmtohet nga tërmeti, por banorët nuk e braktisin
45 familje në Bulqizë kanë braktisur pallatin ku jetojnë pasi ka pësuar dëme të konsiderueshme nga tërmeti i cili goditi vendin në orët e para të mëngjesit të së martës. Por, sipas informacioneve, pallati nuk është braktisur nga të gjithë banorët e tij, pasi disa prej tyre ende qëndrojnë brenda tij, duke vënë jetën në rrezik.
Ata shprehen se bashkia iu ka thënë që të dalin nga banesat, por nuk iu ka ofruar atyre një vend strehimi. Ndërkohë që as shiriti i kuq nuk është vendosur në këtë pallat, duke bërë që banorët të hyjnë dhe të dalin prej aty kur të duan.
Sipas inxhinierëve dhe gjeologëve në Bulqizë, këta të fundit janë shprehur se pallati në fjalë paraqet rrezikshmëri. Ata pohojnë se duhet të bëhet evakuimi i menjëhershëm i banorëve që ende jetojnë në atë pallat.
KOHA JONË SONDAZH

