Pallati rrezikon të shembet në Durrës, banorët: Po flemë në makina

Pallati “Adriatika” në lagjien 18 në Durrës, rrezikon të shembet sipasojë e dëmtimeve nga tërmeti. Megjithatë, ende nuk është vënë shiriti bllokues, që të ndalojë banorët të ngjiten në katet lart, për të marë rrobat dhe sendet me vlerë.

Ora News, tregon se banorët janë shprehur mjaft të shqetësuar pasi prej tre ditësh flenë në makina dhe askush nuk është interesuar se cfarë bëhet me ta.

Kujtojmë që lagjia 18 në Durrës, është një nga më të prekurat nga tërmeti, por ende nuk është bërë asnjë verefikim për banesat shprehen banorët.

SHKARKO APP