Plani fatal: Donin të sulmonin centralin atomik të Brukselit

Brukseli u trondit dy ditë më parë nga sulmet terroriste, ku gjetën vdekjen 34 persona dhe u plagosën më shumë se 100 të tjerë.

Por gjithçka mund të kishte shkuar shumë më keq jo vetëm për Brukselin, por edhe për Europën.

Mediat belge shkruajnë se dy vëllezërit kamikazë që hodhën veten në erë, në fakt kishin si qëllim të sulmonin centralin bërthamor në Bruksel.

Gjatë kontrollit në banesën e tyre, policia ka gjetur një regjistrim me mbi 10 orë, që dy vëllezërit i kishin bërë drejtorit të centralit.

Ata e kishin ndjekur dhe regjistruar atë në çdo veprim, vetëm pak pas sulmeve terroriste. Dyshohet se ata donin ta merrnin peng drejtorin, në mënyrë që të futeshin në centralin bërthamor dhe ta shpërthenin.

Por arrestimi i Salah Abdeslam bëri që ata të ndryshonin plan dhe nga frika se ai mund t’i spiunonte, kamikazët përshpejtuan sulmet e tyre dhe goditën aeroportin dhe metronë.

SHKARKO APP