Paloka jep mesazhin e Bashës nga Brukseli

Nënkryetari i PD-së, Edi Paloka ka mbyllur protestën e opozitës. Në mungesë të kreut të PD-së, Lulzim Basha, Paloka ndan edhe mesazhin e tij nga Brukseli.

Pa himn, por me mesazhin e Bashës, Paloka mbyll 5 orët e protestës

Paloka u shpreh se në mungesë, kreu demokrat u dërgon një përshëndetje protestueve ndërsa vazhdon takimet në Bruksel si pjesë e fitore së ardhshme.

“Edhe njëher doja t’ju përshëndes dhe t’ju falënderoj për sot për të arritur nesër në fitoren e sigurtë. Dua t’ju përshëndes edhe në emër të zotit Basha, i cili vazhdon takimet në Bruskel që janë pjesë të fitores që na pret.

Swiss Digital Desktop Reklama

Jemi nisur në një rrugë që nuk ka rrugë tjetër përveç fitores. Nuk ka asnjë forcë që ndal qytetarët të protestojnë për të drejtat e tyre. Nuk ka asnjë forcë që na ndal. Nuk do ketë asnjë ditë stabilitet për këtë qeveri derisa të kthehet demokracia. Suksese dhe fitore.”- u shpreh Paloka.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?