Paloka: Kryeministri ilegal shkoi me helikopter në Kukës, banorët e pritën te ura

Paralel me takimin e kryeministrit Edi Rama në Kukës, PD dhe disa banorë të këtij qyteti kanë zhvilluar demonstrata dhe protesta ku kërkojnë largimin e tij. Sipas PD, menjëherë pas mbarimit të takimit qytetarët kanë marshuar drejt aeroportit.

Qytetarët marshuan në këmbë drejt aeroportit, ndërkohë policia është e  angazhuar për të mbajtur nën kontroll situatën.  Por qytetarët kanë arritur të çajnë kordonin e policisë, ku dhe janë afruar te aeroporti.

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka, ka reaguar për protestën e banorëve në Kukës në kuadër të vizitës së kryeministrit Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në një postim në facebook, Paloka shkruan: “Kryeministër ilegal.Qytetarët e presin tek ura. Rama shkon me helikopter në Kukës.
Kuksianët nisen në këmbë për ti “uruar” “mirëseardhjen”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kryeministri Edi Rama udhëtoi drejt Kukësit në kuadër të turit të tij “Bashkia që duam”, ndërkohë PD kishte organizuar protestë.

Protestuesit bllokuan urën e Mamzit mbi Drin, për të mos lejuar kalimin e Edi Ramës. Në një moment ka pasur dhe përplasje me policinë.

Kuksianët kishin improvizuar dhe një tra ku shkruhej: “Aeroporti është dhuratë për Kukësin, jo për koncesionarin.”

https://www.facebook.com/kohajone/videos/426977321401806/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?