Paloka: Rama gërmon gropën ku u fut vetë

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka ka komentuar deklaratën e kryeministrit Edi Rama, i cili tha sot se do të nisë proceduarat për shkarkimin e presidentit, Ilir Meta. Kjo deklaratë e kryeministrit Edi Rama erdhi menjëherë pasi Meta vendosi të zhdekretojë datën e zgjedhjeve të 30 qershorit.
Me një shënim në “Facebook”, Paloka shprehet se kryeministri po vijon të gërmojë në gropën ku është futur vetë, ndërsa ironizoi fjalët e Ramës kur shprehet se është “tre hapa para” në krahasim me kundërshtarët politikë.
“Kurre nuk zhgenjen! I parashikueshem ne cdo hap qe hedh ! Po kur thote :”Jam tre hapa para…”Do shkarkoj Meten -thote-qe vete e beri President ! Vazhdon te germoje gropen ku eshte futur vete !

Vetem nje si ai mendon se nga gropa dilet duke germuar !!! Velina e bashkise nderkohe i rri tek koka dhe e nxit te germoje me fort…”-shkruan ai.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?