Paloka: Rama zbaton rekomandimin e dytë të Bashës, nxjerr në terren 500 inxhinierë, tani i mbetet vetëm…
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka, komenton deklaratën e kryeministrit Edi Rama, gjatë mbledhjes së dytë të Komitetit Kombëtar të Rindërtimit, se janë nxjerrë në terren 500 inxhinierë për të vlerësuar dëmet e shkaktuara nga tërmeti i 26 nëntorit.
Sipas Palokës, Rama ka vënë në zbatim rekomandimin e Lulzim Bashës për të nxjerrë në teren 500 inxhinierët, ndërsa ka mbetur pa u zbatuar ende pika e tretë e kërkuar nga kreu i PD, kalimi i 150 milionë eurove të parashikuara për 10 oligarkë në shërbim të qytetarëve.
“Ja dhe rekomandimin e dyte te Lulzim Bashes e vuri ne zbatim , 500 inxhinieret i paska gjetur per ti nxjerre ne terren. Tani , nga tre pikat qe rekomandoi Basha ka mbetur vetem e treta ; 150 milion eurot qe ke parashikuar ne buxhet per 10 oligarke, kaloi per t’ju rikthyer jeten normale qindra mijera familjeve te demtuara e traumatizuara dhe pastaj mund te marresh gjithe “meritat”.
Nje mbledhje “parlamenti” e ke, ju a heq oligarkeve dhe ja kalon shqiptareve qe kane mbetur rrugeve ne mes te dimrit. Ne fund te fundit parate qe ju ke grabitur po ju kthen…apo kjo pika e trete te dhemb shume? Te leshosh tek parate dhe pushteti per te lehtesuar sado pak jeten e shqiptareve, per ty eshte te kerkosh shume…?!”, shkruan Paloka.