Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 28 Tetor 2026, 07:09 E bujshme/ Arsenali eliminohet nga “peshkatarët” e Fleetwood Town nga Carabao Cup Arsenali ka pësuar një eliminim të papritur në Carabao Cup, duke u mposhtur nga Fleetwood Town, skuadra e kategorisë së katërt të futbollit anglez.…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Zgjedhjet në Izrael
  • Buxheti 2027
  • Zgjedhjet vendore
  • Berisha dhe PD
  • Grida Duma
  • Flavio Bolsonaro
  • Erion Veliaj
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Zgjedhjet në Izrael
  • Buxheti 2027
  • Zgjedhjet vendore
  • Berisha dhe PD
  • Grida Duma
  • Flavio Bolsonaro
  • Erion Veliaj
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Pamela Keqi: Per prindërit që ky shtator i gjen pak më të frikësuar se të tjerët… 

Aktualitet E diel, 13 Shtator 2026 12:48
Pamela Keqi: Per prindërit që ky shtator i gjen pak më të frikësuar se të tjerët… 
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X
Nga Msc. Pamela Keqi (logopede)-
Mesazhi për prindërit

Për prindërit që ky shtator i gjen pak më të frikësuar se të tjerët…

Ndërsa shkollat hapin dyert dhe nis një tjetër vit shkollor, dua të jem pranë secilit prej jush përmes këtij mesazhi dhe një përqafimi të madh, edhe pse virtual.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Izrael: Sondazhet e para tregojnë barazim mes blloqeve

Izrael: Sondazhet e para tregojnë barazim mes blloqeve

Para 2 orësh
Aksionet e Jio Platforms, të mbështetura nga Meta dhe Google, rriten mbi 21% në debutimin tregtar pas IPO-së rekord

Aksionet e Jio Platforms, të mbështetura nga Meta dhe Google, rriten mbi 21% në debutim...

Para 2 orësh
Lajmet për shëndetin e saj bënë xhiron e rrjetit, Grida Duma tregon për gjendjen e saj

Lajmet për shëndetin e saj bënë xhiron e rrjetit, Grida Duma tregon për gjendjen e saj

Para 10 orësh

Sidomos pranë jush, prindër që prej vitesh e keni pritur këtë ditë me ankth, me shpresë, me frikë e me mijëra pyetje në mendje.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Ndoshta jeni zgjuar dhe keni fjetur duke pyetur veten:

A do të shkojë një ditë në shkollë?
A do ta pranojnë si të gjithë?
A do ta duan?
A do ta mbështesin?
A do t’ia dalë?
A do ta kuptojnë?
A do të përshtatet?
A do të ndihet mirë?
A do të mundet të shprehet?…

E di sa shumë rëndojnë këto pyetje.

E di edhe sa shumë keni luftuar për çdo hap të vogël që, për dikë tjetër, mund të duket krejtësisht i zakonshëm.

Një fjalë e re.
Një kërkesë e shprehur.
Një aftësi e fituar.
Një përpjekje për të komunikuar.
Një ditë pak më e mirë se ajo e djeshmja.

Ju jeni mësuar t’i festoni këto gjëra të vogla. Të gëzoheni për ato që ndoshta të tjerët i marrin si të mirëqena. Dhe bashkë me fëmijën tuaj, keni mësuar se rruga e progresit nuk është gjithmonë e drejtë.

Ka progrese. Ka edhe regresione.
Ka ditë që ju mbushin me krenari dhe ditë që ju bëjnë të dyshoni në vete, nëse po bëni mjaftueshëm.

Por ju keni qenë aty. Gjithmonë.

Fort të dashur prindër, pas gjithë kësaj rruge, dua t’ju kujtoj diçka:

Diagnoza është vetëm një pjesë e historisë së fëmijës suaj. Nuk është e gjithë historia e tij.

Mos e shihni fëmijën përmes një diagnoze. Shiheni përmes asaj që është, asaj që mundet dhe gjithçkaje që ende mund të mësojë.

Besoni tek ai. Jepini kohë. Jepini mundësi. Dhe mbi të gjitha, mos harroni ta shihni e ta vlerësoni çdo hap përpara, sado i vogël të duket.

Mos e krahasoni me fëmijët e tjerë.

Çdo fëmijë ka ritmin e tij.
Çdo fëmijë ka rrugën e tij.
Dhe çdo fëmijë ka momentin e tij për të shkëlqyer.

Kujtoni rrugën e gjatë që keni përshkuar deri këtu. Kujtoni sfidat që keni tejkaluar, netët kur jeni shqetësuar, ditët kur jeni lodhur dhe ato momente të vogla që ju kanë bërë të thoni: “Ia dolëm edhe kësaj here.”

Dhe tani, me gjithë atë që keni mësuar, ecni me shpresë drejt një rruge të re.

Kur t’ia dorëzoni dorën e fëmijës suaj mësueses që e pret, ndoshta edhe ajo do të ketë frikërat dhe pikëpyetjet e veta.

Jepjani edhe asaj dorën tuaj. Bëhuni bashkëudhëtar.

Sepse fëmija juaj nuk ka nevojë për njerëz që të kërkojnë përsosmërinë prej tij. Ka nevojë për njerëz që ta kuptojnë, ta mbështesin, ta dëgjojnë dhe t’i japin mundësinë të tregojë gjithçka që mundet.

Mos u ndjeni të sfiduar nga ky fillim.

Mendojeni si një lojë të re, me rregulla të reja, me njerëz të rinj dhe me një synim të njëjtë, fitoren.

Nuk mund t’ju premtoj se do të ketë vetëm ditë të bukura.

Por ju uroj forcë për ditët e vështira, durim për ditët e ngadalta dhe sa më shumë momente për të festuar.

Sepse po i jepni botës një nga thesaret më të çmuar që keni.

Mësojini botës ta shohë shkëlqimin e tij.
Mësojini ta njohë vlerën e tij.

Dhe mos lejoni që një diagnozë, një vështirësi apo një ditë jo e mirë t’ia përcaktojë të ardhmen.

Do t’ia dalë.

Ndoshta jo në të njëjtën mënyrë si të tjerët.
Ndoshta jo në të njëjtën kohë.

Por me kohë, mbështetje, dashuri dhe besim, mund të arrijë shumë më larg nga sa sot mund ta imagjinoni.

Dhe një ditë, pas gjithë atyre hapave të vegjël, do të shihni sukseset e mëdha.

Do të dëgjoni zërat që dikur mezi shpreheshin.
Do të shihni aftësitë që dikur dukeshin kaq larg.
Do të shihni dritën që, pak nga pak, mësoi të ndriçojë.

Dhe pas shumë prej këtyre sukseseve do të jeni ju. Prindërit që nuk u dorëzuan kurrë.

Suksese në këtë vit të ri shkollor!

Uroj të jetë një vit me sa më shumë hapa përpara, me sa më shumë buzëqeshje, me njerëz që dinë t’i shohin fëmijët tuaj përtej vështirësive dhe me sa më shumë ditë që, vite më vonë, do t’i kujtoni me një buzëqeshje në fytyrë.

Jam me ju.

Me ju, për t’ju mbështetur, për t’ju përgëzuar dhe për t’ju kujtuar, sa herë të jetë e nevojshme, se po bëni më të mirën për fëmijën tuaj.

Me dashuri,

Një logopede që beson se çdo fëmijë shkëlqen në kohën e tij dhe se pas çdo zëri që udhëton për të gjetur mënyrën e vet për t’u shprehur, ka një histori që meriton të dëgjohet.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

E bujshme/ Arsenali eliminohet nga “peshkatarët” e Fleetwood Town nga Carabao Cup
Para 1 ore

E bujshme/ Arsenali eliminohet nga “peshkatarët” e Fleetwood Town nga Carabao Cup

Izrael: Sondazhet e para tregojnë barazim mes blloqeve
Para 2 orësh

Izrael: Sondazhet e para tregojnë barazim mes blloqeve

Shaka e Trump: Me 5,000 dollarë, vetëm ‘një hamburger dhe një ëmbëlsirë e vogël’ në klubin e tij
Para 2 orësh

Shaka e Trump: Me 5,000 dollarë, vetëm ‘një hamburger dhe një ëmbëlsirë e vogël’ në klubin e tij

Aksionet e Jio Platforms, të mbështetura nga Meta dhe Google, rriten mbi 21% në debutimin tregtar pas IPO-së rekord
Para 2 orësh

Aksionet e Jio Platforms, të mbështetura nga Meta dhe Google, rriten mbi 21% në debutimin tregtar pas ...

Më të lexuarat

1 Berisha tregon kushtin për t’u larguar përfundimisht nga politika
Para 11 orësh

Berisha tregon kushtin për t’u larguar përfundimisht nga politika

2 Lajmet për shëndetin e saj bënë xhiron e rrjetit, Grida Duma tregon për gjendjen e saj
Para 10 orësh

Lajmet për shëndetin e saj bënë xhiron e rrjetit, Grida Duma tregon për gjendjen e saj

3 Komentuesi i shkruan: 240 mijë euro shpi me 1 vit deputete! Zegjine Çaushi tregon si qëndron e vërteta
Para 10 orësh

Komentuesi i shkruan: 240 mijë euro shpi me 1 vit deputete! Zegjine Çaushi tregon si qëndron e vërteta

4 Sherr për protestën dhe qeverinë/ Dudushi: Sillesh si emigrant i dorës së dytë! Shehaj: Militant
Para 11 orësh

Sherr për protestën dhe qeverinë/ Dudushi: Sillesh si emigrant i dorës së dytë! Shehaj: Militant

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.