Pamje apokaliptike në Qafë Buall, zjarri përfshin masivin pyjor

Një vatër e fuqishme zjarri ka shpërthyer pasditen e së shtunës në zonën e Qafës së Buallit, duke përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme me pisha pranë fshatit Plan i Bardhë, në territorin e Bashkisë Klos.

Flakët, të favorizuara nga temperaturat e larta dhe era e fortë, janë përhapur me shpejtësi, duke kaluar kufirin administrativ të Bashkisë Bulqizë dhe duke u afruar rrezikshëm pranë një pike karburanti dhe disa bizneseve përgjatë Rrugës së Arbrit.

Banorët e zonës kanë ngritur alarmin për situatën, të cilën e konsiderojnë kritike, dhe kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme nga zjarrfikësit, bashkitë përkatëse si dhe ndihmë nga Forcat e Armatosura.

Swiss Digital Desktop Reklama

Tymi i dendur dhe flakët kanë mbuluar pjesë të segmentit rrugor, duke vështirësuar qarkullimin dhe shtuar rrezikun për automjetet që kalojnë në këtë aks strategjik.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërkohë, autoritetet lokale nuk kanë bërë ende publike masat e marra për përballimin e emergjencës, ndërsa në terren nuk është raportuar ende për ndërhyrje nga ajri.

Banorët bëjnë thirrje për veprim të shpejtë për të shmangur përhapjen e mëtejshme të zjarrit dhe pasojat e mundshme në jetën dhe pronën e tyre.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?