Pamje “apokaliptike” nga Athina, ujërat e rrëmbyeshëm marrin gjithçka përpara

Pamje të frikshme vinë nga fqinji ynë Greqia.

Zona më e prekur është Mandra në Athinë, ku shirat kanë filluar që prej mëngjesit të së martës dhe kanë vazhduar me intensitetet të lartë deri të mërkurën në mbrëmje.

Ndërkohë, mbrojtja civile në Greqi ka raportuar se ka marrë 160 telefonata për ndihmë në zonën e Mandras dhe Nea Peramos në juglindje të Athinës. Në këto dy zona i njëjti skenar është përsëritur edhe dimrin e kaluar kur përmbytjet morën disa jetë njerëzish.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për shkak të gjendjes së rënduar nga shirat dhe përmbytjet, mbrëmjen e kaluar janë evakuuar dhjetëra persona dhe shumë rrugë janë mbyllur.

Swiss Digital Mobile Reklama

Probleme me reshjet e dendura janë raportuar edhe në rajonin turistik të Halkidhikisë në veri si dhe pranë Larisës në qendër të Greqisë.

Ελλάδα: Στο έλεος της κακοκαιρίας Μάνδρα και Χαλκιδική

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?