Pamje dramatike nga tërmeti. Lotët e shqiptarëve “kumbojnë” në Konferencën e Donatorëve

Po zhvillohet sot në Bruksel Konferenca e Donatorëve për Shqipërinë, e cila u godit nga një tërmet shkatërrimtar më 26 nëntor 2019, që la pas 51 viktima, të plagosur dhe mijëra ndërtesa të rrënuara.

Pas fjalës së kryeministrit Edi Rama, në monitor është shfaqur një video e tërmetit tronditës, që tregoi pamjet rrëqethëse të Durrësit dhe Tiranës, ditën e tërmetit.

Zyrtarë të lartë nga 100 shtete, që janë pjesëmarrëse në Konferencën e Donatorëve, panë nga afër pasojat katastrofike të tërmetit, si dhe dëgjuan lotët e shqiptarëve të prekur nga kjo fatkeqësi natyrore, të cilët kërkojnë një shtëpi, pasi 26 nëntorin e gdhinë në qiell të hapur.

“Dua vetëm një shtëpi”! Lotët e shqiptarëve “kumbojnë” në Konferencën e Donatorëve

SHKARKO APP