Pamje me dron/ Vazhdon zjarri i madh në pyllin e Semanit, shkrumbohen rreth 20 ha

Vijon prej disa ditësh zjarri i madh në pyllin e Semanit. Gazetari Ervis Kuçi sjell pamjet me dron në “BalkanWeb”, ndërsa bën me dije se në ndihmë të zjarrfikëseve ka shkuar edhe ushtria.

Pamje me dron/ Vazhdon zjarri i madh në Pyllin e Semanit, në aksion dhe ushtria, shkrumbohen 20 ha

Ndërkohë, Bashkia e Fierit është angazhuar me të gjitha strukturat e saj dhe ka lokalizuar vatrat e zjarrit me anë të dronit.

Mësohet se zjarri deri më tani ka shkrumbuar rreth 20 hektarë pyll, ku kryesisht janë djegur pisha të reja, por që fatmirësisht nuk është prekur kurora e pyllit. Ende nuk dihen shkaqet e këtij zjarri të madh, që vijon prej ditësh.

SHKARKO APP