Pamje nga aksidenti i frikshëm te tuneli i Elbasanit, shikoni si është shkatërruar makina

Gazetari i “BalkanWeb”, Fatmir Popja, sjell pamjet e para nga vendi ku ndodhi aksidenti tragjik, mbrëmjen e sotme, në autostradën Tiranë-Elbasan.

Siç mund ta shihni në foto, makina është shkatërruar e gjitha, pasi është përplasur nga kamioni. Pas përplasjes nga kamioni, makina ka shpërthyer në flakë, duke i marrë jetën në vend drejtuesit të saj.

Fotot tregojnë se ngjarja tragjike ka ndodhur brenda tunelit, ku shihet se është djegur thuajse i gjithë mjeti, ndërsa zona është rrethuar nga policia.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?