Pamje nga operacioni i Forcave Speciale në Vlorë, mjetet luksoze zhduken nga rrugët

Aksioni i policisë në Vlorë për ndalimin e automjeteve luksoze po zhvillohet në bashkëpunim me Forcat Speciale dhe FNSH Fier. Ai është shtrirë në të gjitha akset rrugorre të qytetit bregdetar.

Konfirmohet se ka patur automjete të sekuestruara,por edhe persona të ndaluar për mungesë dokumentacioni të mjetit, mungesë të lejes së drejtimit apo konstatimi i sendeve të jashtëligjshme në brendësi të automjeteve.

Konfirmohet se askioni do të vijojë gjatë gjithë ditës,ndërsa ajo çka vihet re në qytetin e Vlorës janë rrugët e boshatisura, kryesisht nga automjetet luksoze, mesa duket aksioni i ndërrmar fillimisht në qytetin e Elbasanit ka shërbyer si sirenë alarmi për këdo që posedon automjet të klasifikuar luksi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?