Pamje nga sulmi me armë në banesën e prindërve të gazetares
Banesa e babait të gazetares Kloadiana Lala është sulmuar me armë zjarri. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në lagjen “Bruk” në Tiranë.
Sipas policisë në momentin e të shtënave me armë, gazetarja Klodiana Lala nuk ndodhej në banesë, por të pranishme ishin dy vajzat e saj.
Në muret e banesës së familjes së gazetares Klodiana Lala ka shenja të dukshme plumbash. Fatmirësisht nga të shtënat me armë nuk ka persona të lënduar.
Klodiana Lala është gazetare e kronikës së zëzë në televizionin News 24.
Njoftimi i policisë
Më datë 30.08.2018, rreth orëve të mëngjesit, në lagjen “Bruk”, në rrugën “Shkëndija” është qëlluar me armë zjarri në drejtim të pjesës së jashtme të banesës së shtetasit A. L., rreth 64 vjeç.
Nuk ka dëme në njerëz.
Po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.