Pamje të rënda/ Policia tërheq zvarrë nënën e të miturit në Shkozë, shihni reagimin e fëmijës (VIDEO)
Video që shihni më poshtë tregon një fëmijë të mitur që qan dhe lutet tek policia për të mos shoqëruar nënën e tij. Ngjarja ka ndodhur sot në Shkozë, ku banorët po protestonin pasi pronat e tyre preken nga projekti i rehabilitimit të Lanës.
Siç shihet nga pamjet, fëmija është në një gjendje të traumatizuar. Banorët kanë kërkuar prezencën e kryebashkiakut Veliaj dhe deputetes Elona Gjebrea, si dhe të kryetarit të PS-së për Tiranën, Saimir Tahiri. Ata pretendojnë se u është thënë gjatë fushatës se prona e tyre do të dëmshpërblehej me anë të një VKM-jë të posaçme. Shihni pamjet.
Policia terheq zvarre nenen e te miturit ne Shkoze by lapsi-al

KOHA JONË SONDAZH

