Pamje të rënda/ Tre të rinj në Lezhë torturojnë dhe hedhin në ujë një qen, kafsha përpëlitet

Në rrjetet sociale është publikuar një video ku tre të rinj torturojnë një qen. Ata e kapin nga këmbët dhe e hedhin në ujë me radhë, ndërkohë që katër putroshi nuk bën asnjë lloj reagimi përveçse përpëlitet që të mos mbytet në ujë.

PAMJE TË RËNDA/ Tre të rinj në Lezhë torturojnë dhe hedhin në ujë një qen, kafsha përpëlitet

Pavarësisht se u kërkua miratimi i një ligji për mbrojtjen e kafshëve dhe dënimi i dhunuesve të tyre, ende në Shqipëri situata duket alarmante. Rasti më i fundit vjen nga Lezha, ku në një video të publikuar në rrjetin social Instagram shihen tre të rinj që torturojnë një qen.

Pamjet janë vërtet të rënda, pasi 3 djemtë e hedhin shumë herë në ujë katër putroshin dhe dëgjohet teksa i thonë ta bëjnë me rradhë hedhjen. “Ma jep ta hedh unë tani,”- thotë më pas njëri prej tyre dhe vazhdojnë të luajnë me të si të ishte një mjet argëtimi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në sfondin e videos dëgjohet që ka edhe persona të tjerë përreth por asnjëri prej tyre nuk ndërhyn që t’u tregojë djemve që të ndalojnë së torturuari kafshën e gjorë. Ndërkohë qeni nuk reagon në asnjë moment, as nuk u leh as nuk i kafshon, thjesht kur e hedhin në ujë, përpëlitet që të dalë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ky nuk është rasti i parë i dhunimit të kafshëve në Shqipëri. Kujtojmë që vetëm pak javë më parë, Shqipëria bëri xhiron e të gjitha mediave botërore për mbajtjen në mënyrë mizore të kafshëve në një kopësht zoologjik në Fier “Safari Park”.

Ish-ministri Saimir Tahiri në muajin shtator të vitit 2016, propozoi në Kuvend një projektligj për mbrojtjen e kafshëve, të cilin e quajti “1 ligj 4 putra”. Pas largimit të Tahirit nga Kuvendi, këtë projektligj e ka zënë pluhuri, ndërkohë që kafshët vazhdojnë të keqtrajtohen.

fl.mi./al.sp.- newsbomb.al

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?