Pamje të rënda. Vajza rrihet në mes të rrugës në Tiranë, askush nuk i shkon në ndihmë

Emisioni “Stop” ka denoncuar mbrëmjen e sotme dhunën që ushtrohet ndaj një vajze në mes të rrugës.   Ata kanë publikuar një video në të cilën dy djem shfaqen duke dhunuar vajzën. Ngjarja e rëndë ndodhi në Urën e Institutit në Tiranë dhe pamjet u regjistruan nga një qytetar.

Pamjet tregojnë se një prej djemve e godet vajzën në mënyrë të vazhdueshme, ndërsa tjetri qëndron duarkryq. Vajza tenton të mbrohet, por pa sukses.

Pavarësisht se pranë kalojnë automjete të shumta, askush nuk shihet të ndalojë për t’i ardhur në ndihmë vajzës në fjalë./tvklan.al

SHKARKO APP