Pamje të trishta/ Ky është Viti i Ri 2020 për banorët e Thumanës së shkatërruar nga tërmeti
Banorët e Thumanës e pritën Vitin e Ri në çadra. Atmosfera festive e ndërrimit të viteve nuk ndjehet aspak në këto familje të cilët mendjen e kanë tek strehimi pas dëmtimit të banesave. Pasojat që la pas tërmeti janë ende të dukshme sidomos tek fëmijet.
Ndodhemi në Thumanën e shkatarruar nga tërmeti. Shumë prej familjeve janë larguar, ndërsa një pjesë tjetër e kaluan natën e ndërrimit të viteve në çadra.
Gerta jeton prej një muaji bashkë me bashkëshortin dhe dy fëmijët e saj në këtë çadër, pasi kanë frikë të kthehen në banesën e tyre. Edhe pse temperatuat ishin shumë të ulta, ata zgjodhën ta presin 2020 në vendin që ata tashmë e quajnë shtëpi.
Nëna e dy fëmijëeve bën apel për ndihmë sepse shteti i ka lënë në mëshirë të fatit.
Pak metra më tutje, në një tjetër çadër jeton një çift të moshuarish. Mersim Goxhe, jeton në këtë çadër me gruan e tij, e sëmurë me eplepsi. Ai rrëfen se prej një muaji askush nuk është kujtuar për ta.
Ndërsa natën e ndërrimit të viteve e kaluan me ushqime të dhuruara nga kisha, pasi me kushtet ku jetojnë nuk kanë mundësi të gatuajnë.
Në këtë situatë janë dhjetra familje në Thumanë. Disa prej tyre qëndrojnë jashtë apo duke rrezikuar jeten brenda banesave të shkatërruara, pasi nuk janë pajisur me çadra.